Arbëri

BE-ja s’i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit

 

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, BE-ja deri më tash ka hezituar që ndaj tyre të zbatojë masa sanksionuese, të ngjashme me ato të cilat kohëve të fundit është duke i zbatuar administrata amerikane, raporton REL. 

Por, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, sepse edhe në BE tashmë kanë nisur përgatitjet edhe për sanksione ndaj politikanëve, të cilët shihen si pengesë e reformave dhe rrezik për stabilitetin e vendeve dhe rajonit në përgjithësi.