Arbëri

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi me Francën e Austrinë

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova mund të krahasohet me Francën e Austrinë, me nivelin e mbështetjes që ka treguar qeverisja Kurti ndaj qytetarëve.

Murati ka përmendur një varg masash që Qeveria e Kosovës ka ndërmarë muajve të fundit për t’i mbështetur ekonomikisht qytetarët, duke thënë se pasojat e krizës globale po i vuan edhe Kosova.