Arbëri

Marrëveshja për të burgosurit, pritet një tjetër vizitë nga grupi danez në Kosovë

Foto ilustrim
 

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Mbretërisë së Danimarkës në fund të vitit të kaluar kanë nënshkruar dy letër-pëlqime ku Prishtina zyrtare do t’i sigurojë 300 vende për të burgosurit nga Danimarka. Megjithatë, grupet punuese të të dy vendeve janë duke u angazhuar për të detajuar marrëveshjen e cila duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Së shpejti pritet edhe një vizitë nga Mbretëria e Danimarkës në Kosovë në shërbim të këtij qëllimi.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, ka deklaruar se tashmë janë realizuar disa vizita, ndërsa në momentin që marrëveshja ratifikohet edhe në Kuvendin e Kosovës, ata janë të gatshëm që ta zbatojnë.