Arbëri

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve: ZPS-ja po synon kontroll mbi dëshmitarët

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka propozuar një kornizë për trajtimin e informacionit konfidencial dhe kontaktet me dëshmitarët, e cila është kundërshtuar nga avokatët e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve, është e papranueshme kërkesa e ZPS-së që të jetë e pranishme kur mbrojtja të intervistojë dëshmitarët e prokurorisë dhe ajo për masa mbrojtëse për të gjithë dëshmitarët. Avokatët kanë deklaruar që prokuroria po synon kontroll mbi dëshmitarët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake të urdhërojë zbatimin e kornizës së prezantuar për të cilën ka thënë se është e domosdoshme për të mundësuar që shumë prej dëshmitarëve të japin dëshmi sipas tyre pa frikë.