Arbëri

Petkoviq insiston në formimin e Asociacionit, thotë se Bislimi refuzoi takimin trepalësh

 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk e sheh se si mund të vazhdohet tutje në dialog në Bruksel.

Petkoviq ka folur pas raundit të sotëm të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel, ku ai pati takim me Përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, por nuk pati takim trepalësh.