Arbëri

Oda e Mjekëve: Për 28 ditë u larguan 42 punonjës shëndetësorë

 

Ikja e mjekëve për në vendet evropiane është problemi kryesor me të cilin po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë dhe motivimi i tyre nuk është vetëm çështja financiare por janë edhe kushtet e punës dhe mundësitë për shkollim. Në këtë të fundit, shteti duhet të angazhohet që stafi mjekësor të shkojë në shkollim jashtë vendit me kontratë që edhe të kthehen.

Kështu u tha në tryezën me temën "Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë– Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? - Kahja e reformës së nevojshme", të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.