Arbëri

Psikiatrit: Pandemia shtoi rastet me ankth e stres dhe dhunën në familje

 

Problemet që ka shkaktuar pandemia, e cila shpërtheu para gati dy vitesh, janë të shumta. Ekspertët e shëndetit mendor kanë thënë se kërkesat për trajtim nga ankthi dhe stresi janë rritur si asnjëherë më parë, sikurse dhe numri i rasteve të dhunës në familje.

Problemit i ka kontribuuar edhe izolimi social, një masë kjo e gabuar për ballafaqim me pandeminë, sipas psikiatërve. Gjithashtu, vështirësitë financiare kanë nxjerrë në pah dhe shtuar agresivitetin te shumë persona.