Arbëri

Kurti e Murati pjesë e Samitit për Investime në Londër

Foto: Twitter
 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, po marrin pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Londër.

Ai shkroi në rrjetin social Twitter se investitorëve potencialë do t’iu ofrohen mundësi për t’i zgjeruar bizneset e tyre dhe për të rritur ekonominë.