Arbëri

KE shpalos pakon e investimeve në vlerë 3.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

 

Komisioni Evropian shpalosi një paketë substanciale investimesh prej 3.2 miliardë eurosh për mbështetjen e 21 projekteve për ndërlidhshmërinë e transportit, digjitalit, klimës dhe energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është paketa e parë e madhe e projekteve në kuadër të Planit ambicioz Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni e miratoi në tetor 2020. Projektet janë dizajnuar për të sjellë përfitime të prekshme për të gjashtë partnerët në rajon.