Arbëri

Moti këtë javë i paqëndrueshëm, pritet të ketë reshje të dobëta bora

 

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë javës së ardhshme, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 1-4 gradë Celsius.