Arbëri

Gërvalla optimiste për “vit interesant” për njohjet

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Optimiste se viti 2022 do të jetë “interesant” për njohjet që mund t’i vijnë Kosovës, është shprehur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ajo ka thënë se ka pasur iniciativa për njohje nga më shumë se një shtet, por ka refuzuar të flasë pa pasur zyrtarizime.