Arbëri

PDK-ja padit ZRRE-në, inicion komision parlamentar “për keqpërdorimin e miliona eurove nga Qeveria”

 

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikatë në Facebook ka njoftuar se të premten ka parashtruar padi kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, ndërsa ka iniciuar komision parlamentar, për siç pretendojnë, keqpërdorimin e dhjetëra miliona eurove nga Qeveria.

“Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike - të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit. ZRRE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskrimimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit. Vendimi i kontestuar, po ashtu ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative të cilat sigurisht do të argumentohen dhe provohen në procedurën kontestimore në Gjykatë”, thuhet në komunikatë.