Arbëri

Kurti: Ballkani në rrezik për shkak të mosdistancimit të Beogradit nga Kremlini

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ballkani perëndimor është në rrezik për shkak të mosdistancimit të Serbisë nga veprimet e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për “BBC Radio” të hënën, Kurti ka thënë se i sheh me shqetësim lidhjet e forta të Beogradit me Kremlinit.

Sipas tij, Kremlini ka interes që pas pushtimit të Ukrainës ta përhapë konfliktin diku tjetër e ta transferojë destabilizimin dhe pasigurnë në kontinentin evropian.