1 perditesime
Arbëri

ATK-ja e Policia sekuestrojnë dokumentacione të shumta në një biznes

ATK-ja e Policia sekuestrojnë dokumentacione të shumta në një biznes
Foto: Driton Paqarada / KOHA
15:55

ATK-ja e Policia sekuestrojnë dokumentacione të shumta në një biznes

Në aksionin e së martës të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në dy lokacione të një biznesi, janë sekuestruar dokumentacione, fatura të shitjes së shërbimeve, evidencë të klientëve për pagesa, listë e produkteve në stoqe, dy USB-ja dhe ekstraktim të dosjeve nga pesë kompjuterë.

Sipas njoftimit të ATK-së, biznesi, veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar.

“Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta”, thuhet në njoftim.

ATK-ja bën të ditur se rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra.

11:12

ATK-ja e Policia me aksion në dy lokacione në Prishtinë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë nisur të martën, një aksion në dy lokacione në Prishtinë.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka konfirmuar për KOHËN aksionin, por nuk ka dhënë më shumë informata, meqë sipas saj, "mund të ndikohet procesi i aksionit".

“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 në Prishtinë, në dy lokacione të ndara. Këto janë të dhëna zyrtare që mund t’ua japë për momentin. Nuk mundem t’ju japim informata deri në përfundim sepse mund të ndikojë në procesin e aksionit”, ka thënë Bytyqi-Sefa.