Arbëri

BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për zgjedhjet serbe

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se BE-ja shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.