Arbëri

Vulin: Serbia s’do t’i bashkohet kurrë histerisë së Perëndimit kundër Rusisë

Foto: AP
 

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ka thënë të martën se Beogradi nuk do të vendosë asnjëherë sanksione ose t’i bashkohet, siç e ka quajtur ai, histerisë së Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Serbia nuk do të bëhet kurrë pjesë e histerisë anti-ruse, në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”, ka thënë Vulin, raporton AP.