Arbëri

AUV-i për mosimportimin e shpezëve të gjalla nga Shqipëria: Po e parandalojmë përhapjen e gripit

Foto ilustrim
 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim ta ndalojë importin e shpezëve të gjalla nga Shqipëria, pas paraqitjes së gripit të shpezëve.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se ky vendim është kërkesë ligjore në momentin që shfaqet dhe konfirmohet virusi në secilën zonë të secilit shtet, i cili eksporton në Republikën e Kosovës.