Arbëri

Telekomi kërkon hetim për keqpërdorimin e mbi 100 milionë eurove

 

Telekomi i Kosovës ka paraqitur kërkesë për nisje të hetimeve ndaj disa personave që dyshohet se kanë keqpërdorur brenda kompanisë. Sipas një komunikate nga Telekomi,  të hënën, keqpërdorimet kanë të bëjnë në rastin e "Z-Mobile", derisa thuhet se janë keqpërdorur mbi 100 milionë euro.

“Në bazë të detyrës zyrtare, jemi të obliguar të ju informojmë se, mbi bazën e fakteve dhe provave të reja, dokumentacionit dhe provave të bashkangjitura, ka dyshim të kryerjes së veprave penale” - thuhet në kërkesën për fillimin e hetimeve penale të Telekomit të Kosovës. Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privatë”, thuhet në njoftim.