Arbëri

Aksion i PSD-së: Albin Kurti, veteran i rrejshëm i UÇK-së

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion të enjten para objektit të Qeverisë duke e vënë një pankartë me mbishkrimin me të cilin e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si veteran të rrejshëm të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar. Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar.