Mustafi: S’ka strategji dhe plan veprimi nga Kosova e Shqipëria për Luginën

Mustafi: S’ka strategji dhe plan veprimi nga Kosova e Shqipëria për Luginën
Ragmi Mustafi, nga Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, ka thënë se deri tash nuk ka një strategji apo plan veprimi nga Kosova dhe Shqipëria për Luginën e Preshevës.
I ftuar në Interaktiv të KTV-së, të enjten, Mustafi ka thënë se çështja e Luginës duhet të jetë temë qenësore e zgjidhjes gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne vazhdimisht kemi kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë nën ombrellën e institucioneve të Kosovës dhe nën mbështetjen e Tiranës, por gjendja është kjo që është. Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët në raport me Luginën e Preshevës. Deri tani nuk ka strategji, nuk ka plan veprimi, kemi tendenca për ta ngritur këtë çështje në tavolinat ku flitet edhe për minoritetet”, ka thënë ai.
Sa i përket çështjes së dialogut, Mustafi ka thënë se ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në bisedime, që reciprociteti midis Kosovës dhe Serbisë të jetë një nga opsionet që duhet të përdoren në tavolinë.
“Ajo çka u garantohet serbëve të Kosovës, t’u garantohet edhe shqiptarëve në Luginë. Temë qenësore e zgjidhjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës. Kemi kërkuar një plan veprimi në kuadër të së cilës do të duhej të ndërmerren veprime për të ruajtur substancat kombëtare shqiptare në Luginë”, ka thënë ai.
Mustafi: Na duhen deputetë që s’i tremben shumësit të deputetëve serbë
Ragmi Mustafi, pjesë e Koalicionit të Shqiptarëve për Luginën në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, ka thënë se synimi është që të ruhet numri i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Serbisë si dhe shtohet cilësia.
Mustafi u shpreh të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, se shqiptarëve të Luginës së Preshevës u nevojiten deputetë që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën për shqiptarët.
“Kamberi me paraqitjen e tij në Parlamentin e Serbisë ka bërë krenarë shqiptarët gjithandej, sepse ka mbrojtur me shumë dinjitet dhe elokuencë parimet dhe të drejtat e shqiptarëve. Pretendimet tona janë që të ruajmë sasinë e deputetëve shqiptarë në Parlamentin republikan të Serbisë, por edhe duke shtuar cilësinë për t’u ballafaquar në arenën e parlamentit. Neve na duhen deputetë, jo që tremben nga shumësi i deputetëve serbë në Parlamentin e Serbisë, por që e dridhin atë Parlament, duke ia thënë të vërtetën, sepse shqiptarët nuk kanë përveç të vërtetës e të drejtës së tyre për barazi e drejtësi, armë tjetër”, ka thënë Mustafi.
Ai ka folur edhe për synimet e koalicionit të shqiptarëve për Luginën pas zgjedhjeve, duke thënë se në radhë të parë është Marrëveshja e Konçulit dhe e dyta është Marrëveshja që njihet si plani
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Çipa: Rezultatet e takimit në Bruksel dhe Ohër ishin zhgënjyese

Ambasadori britanik: Në Shqipëri krimi është i lidhur me politikën dhe biznesin

Kica-Xhelili: Haxhiu ta respektojë demokracinë ose të zhvendoset në një shtet autokratik si ideologjia e saj

Konjufca takohet me Nancy Pelosi, shkëmbejnë pikëpamje për forcimin e bashkëpunimit

Xhymshiti: Politika e jashtme amerikane ka ndryshuar në mënyrë shqetësuese në raport me Kosovën

Krimi serb që pret ndëshkimin

Ministria e Bujqësisë s’e pagoi kompaninë që rinovoi katin për të cilin s’pati kontratë për shfrytëzim

Ish-zëvendësshefja e AKI-së thotë se ishte shkarkuar vetëm nga pozita dhe se mori rekomandim pozitiv nga institucionet

Izbica që nga “zona e sigurt” u kthye në zonën e një prej masakrave më të mëdha në Kosovë

Kosova merr garanci nga SHBA-ja se s’do të ketë asociacion që cenon sovranitetin

AGK: Rritet numri i sulmeve ndaj gazetarëve
