Arbëri

Infermierët paralajmërojnë grevë nëse nuk u merren parasysh kërkesat

 

Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka paralajmëruar se do të ketë grevë të infermierëve në rast se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kushtet që po i kërkojnë.

Havolli në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se kërkesa e tyre është që me Ligjin e Pagave koeficienti për infermierët të jetë 7.1, nëse ai i mjekëve do të jetë 10.1. Ai i është referuar draftit të Ligjit të Pagave që kishte qarkulluar në media.