Arbëri

Serbët pretendojnë se dorëshkrimi me të cilin u kërcënua Dick Marty “është vepër e britanikëve”

 

Raportimeve të mediave zvicerane se ish-senatori zviceran Dick Marty, tash e një vit e gjysmë jeton nën masa të forta sigurie si pasojë e kërcënimeve me jetë nga shërbimet inteligjente serbe, mediat serbe, të afërta me pushtetin, i kanë dhënë pak apo fare rëndësi.

Sipas mediave zvicerane, serbët kishin planifikuar vrasjen e Martyt në mënyrë që fajin t’ua hidhnin shqiptarëve, me idenë se kjo mund të pranohej, meqë bazuar në pretendimet në raportin e zviceranit, u ngrit Gjykata Speciale në Hagë.