Arbëri

Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri

Vetura e sulmuar e Policisë në veri të shtunën/Foto: Policia e Kosovës
 

Vetura e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish në veri. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 03:10 të së shtunës, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime që dyshohet të jenë nga mjete piroteknike.

Shpërthimi ka ndodhur në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.