Arbëri

Asnjë udhëheqës divizioni në MPJ nuk e ka të sigurt pozitën

Pas miratimit të rregullores së re për risistemim të pozitave si pasojë e shuarjes së Ministrisë së Diasporës, në MPJ thonë se mund të ketë edhe dyfishim të pozitave
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Udhëheqësve të departamenteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme do t’u duhet të aplikojnë nëse duan t’i mbajnë ato. Pas miratimit të rregullores së re për risistemim të pozitave si pasojë e shuarjes së ministrisë së diasporës, në MPJ thonë se mund të ketë edhe dyfishim të pozitave. Procesi është përcjellë me pakënaqësi për shkak të pretendimeve se po avancohen zyrtarë të pakualifikuar, për çka është kërkuar edhe ndërhyrja e Agjencisë Kundër Korrupsion

Dyfishim të pozitave brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka prodhuar sistemimi i ish-ministrisë së diasporës. Por procesi që për udhërrëfyes ka një rregullore të re, është përcjellë me shumë pakënaqësi, gjë që dëshmohet përmes dokumenteve brenda këtij dikasteri.

Ky ndryshim do t’i prekë edhe udhëheqësit e departamenteve, për të cilat ministria përmes një thirrjeje të brendshme u ka kërkuar që t’i dërgojnë tri preferenca për sistemim në njërin prej tyre. Në total janë 51 pozita për të cilat është shpallur thirrja.