Arbëri

Kosova rrit ndjeshëm eksportet me Shqipërinë

 

Kosova ka rritur ndjeshëm eksportet me Shqipërinë si për muajin mars, ashtu dhe për tremujorin e parë të këtij viti.

Në bazë të shifrave të publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), Kosova ka eksportuar në Shqipëri në marsin të këtij viti mallra me vlerë afro 12.5 milionë euro, krahasuar me 7 milionë euro sa kishte në mars të vitit 2021.