Arbëri

Abdixhiku: Demokracia vdes kur shkelja e Kushtetutës bëhet standard

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kushtetuta është shkelur nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe se demokracia vdes kur pushteti i shkel, analizon dhe interpreton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, ndaj, kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, tha Abdixhiku në një bashkëbisedim me studentët në Fakultetin Filozofik, thuhet në njoftimin e LDK-së.