Arbëri

Serbia sulmin në veri e quan tendencë për t’i njollosur serbët

Foto: KOHA
 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka dënuar sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri, duke thënë se ky veprim e rrezikon paqen dhe stabilitetin.

Petkoviq shkroi në Twitter, të martën, se ngritja e tensioneve, sidomos në veri, nuk ka të bëjë asgjë me serbët. Ai në mënyrë ironike pyeti se kush përfiton nga kjo situatë.