Arbëri

PSD: Afera e Berishajt s’është e izoluar vetëm në emrin e një ambasadori

 

Partia Socialdemokrate me një aksion para objektit të Qeverisë të mërkurën, ka thënë se dyshimi për skandalin financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është izoluar vetëm në emrin e tij, pasi sipas tyre, ka edhe më shumë të përfshirë.

Zgjim Hyseni nga kjo parti ka thënë se vetëm mosdeklarimi i kompanive të Berishajt në Administratën Tatimore të Kosovës ka mjaftuar që ai të shkarkohet. Por Hyseni thotë se meqë Berishaj vazhdon të mbetet në detyrë, ata kanë të drejtë të besojnë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani janë të lidhur direkt me këtë punë.