Arbëri

Mungesa e anesteziologëve po konsiderohet emergjencë kombëtare

Foto ilustrim
 

Sistemi shëndetësor publik në vend po përballen me mungesë të anesteziologëve. Në të gjitha institucionet shëndetësore publike punojnë 92 specialistë të kësaj fushe. Kurse, vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë, janë 51 anesteziologë. Ky numër i anesteziologëve po konsiderohet i pamjaftueshme për t’i kryer të gjitha shërbimet mjekësore që nevojiten.

Mungesën e këtij kuadri shëndetësor drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija, e konsideron emergjencë kombëtare.