Mehaj: Planifikojmë të hapim konkurs të ri

Mehaj: Planifikojmë të hapim konkurs të ri
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar sot para anëtareve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Mehaj më këtë rast ka bëtë të ditur se po planifikojnë që të hapin konkurs të ri, si dhe të blejnë pajisje ushtarake.
“Planifikojmë të hapim konkurs të ri, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura më planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi FMC, si është rasti për blerjet e dronit”, ka thënë ai.
Ministri Mehaj përmendi disa nga takimet me homologët, si me atë të Austrisë, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut.
Ai tutje ka thënë se kanë pasur pesë rekomandime nga zyra e auditorit, ku katër janë të realizuara dhe një është në proces.
Ai po ashtu ka thënë se ka edhe informacione të tjera, mirëpo sipas tij një gjë e tillë duhet të bëhet në seancë të mbyllur.
“Kemi edhe disa info shtesë që konsiderojmë të nevojshme me i nda me juve, por në seancë të mbyllur”, ka thënë ai.
Deputeti Hisen Berisha e ka kritikuar Qeverinë që po e mban sekrete për shumën e mbledhur në fondin e sigurisë dhe se nuk po ua shpalos as deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë.
“Antishteti është brenda Qeverisë dhe brenda vendit. Është vepër mesjetare dhe diktatoriale”, ka thënë ai.
Mehaj: Kosova duhet të ketë 20 mijë vullnetarë rezervë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta ketë edhe një rezervë vullnetare të ushtrisë. Sipas tij, mbi 20.000 persona duhet të mbajnë trajnime.
Mehaj ka thënë se ka diskutuar me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit për futjen e lëndës mësimore të sigurisë në shkollë.
“Lënda e sigurisë, mbrojtjes dhe paqes është e domosdoshme për t’u bërë pjesë e mësimit në shkolla. Inteligjenca ushtarake është e domosdoshme për çdo ushtri. AKI-ja merret me sigurinë e brendshme. Inteligjenca ushtarake merret me sigurinë jashtë vendit”, ka thënë ai.
Ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se është dërguar propozimi edhe në Qeveri edhe në Ministri të Financave lidhur me pagat.
"Nuk kemi mungesë të naftës. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme ta mbrojë vendin", ka thënë ai. “Fokusi i ndërtimeve është në drejtim të Defender Europe 2023. Orientimi i ndërtimeve është në Babaj të Bokës ku do të mbahen ushtrime”, ka thënë ai.
Ndërkaq për kundërshtuesit e Fondit të Sigurisë ai ka thënë se “nuk është mirë të jemi anti-shtetërorë”.
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, është ankuar se nuk është përmbushur as numri i rezervës së obligueshme dhe se nuk ka parë ndonjë konkurs për këtë.
Ndërkaq deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë ka pasur rënie drastike të personave të cilët i janë bashkuar Forcës së Sigurisë.
Ai ka thënë se vetëm në Ferizaj 5 pjesëtarë të FSK-së kanë aplikuar në konkurs në Policinë e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hamiti: Është krijuar perceptimi se Kosova s’është e gatshme për dialog, ndërsa Serbia po

Mbi 2.4 milionë euro ndahen për investime në sistem të ujitjes për shtatë komuna

Haxhiu e pranon se po pengohet në procesin e vettingut

Refugjatët afganë: Në Kosovë, si në burg

3 pika derivatesh dënohen për mosrespektim të çmimit, inspektime edhe në furra të bukës

Kurti takohen me ambasadorët e QUINT-it, bisedon për dialogun

Zgjerohen hetimet për mësimdhënësin nga Peja, të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje
Liderët e opozitës kërkojnë nga Lajçaku që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

Krasniqi: Qeveria të mos i penalizojë komunat që udhëhiqen nga opozita, t’i rikthejë investimet e projektet

550 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Berjani zgjidhet në krye të shoqatës së naftëtarëve edhe për një mandat
