Arbëri

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit Kosovë – SHBA në farmaci, përmendet prodhimi i vaksinave

FOTO: EO
 

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka mbajtur diskutim me ndërmarrjen “TrePharm”, lidhur me mundësinë e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike. Syed Abidi nga “Pharmaceutik International Incoroprate” ka thënë se Kosova ka kapacitete për të prodhuar produkte farmaceutike dhe se duhet të gjenden mundësitë e bashkëpunimit.

“Unë vij nga fusha farmaceutike nga Amerika, kemi më shume se 400 produkte. E di që është një mundësi e mirë për të investuar në Kosovë. Është një vend i ri për të investuar, të sjellim programe të mira për të rinjtë. Kur jemi duke folur për produkte farmaceutike, duhet t’i keni produktet e aprovuara nga Amerika dhe Anglia. Ju keni programe të mira arsimimi, por duhet të vendosni një plan për këto produkte”, tha Abidi.