Arbëri

Komunat kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për kthimin e pronave në AKP

 

Investim milionësh ka paraparë në planin e saj zhvillimor Komuna e Suharekës, në pronat që Qeveria ia ktheu Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, pretendon të jenë dëmtuar, teksa bën të ditur nisjen e procedurave ligjore ndaj këtij vendimi të ekzekutivit. E, Asociacioni i Komunave të Kosovës e quan atë arbitrar

Rreth 30 hektarë tokë në Komunën e Suharekës me vendim të Qeverisë, sërish, i janë kthyer Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kjo komunë, në bazë të planit zhvillimor, ka paraparë që këtu të transferohen një sërë objektesh për shërbime publike, si dhe të ndërtohet stadiumi.