Arbëri

Avokatët e Speciales për zgjerimin e aktakuzës: Po zvarritet procesi

 

Avokatët e akredituar nga Specialja zgjerimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku u përfshin edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po e cilësojnë si zvarritje të procesi.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë që mbrojtja të përgatitë një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura.