Arbëri

Shefqeti: Vendimi për kardiologët invazivë u mor me tendencë të prishjes së rendit

 

Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk po pranojnë të kthehen në repartin e Kardiologjisë duke e kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e statutit të QKUK-së.

Në fillim të prillit, MSH-ja kishte nënshkruar një vendim përmes së cilit ka kthyer shërbimin e Kardiologjisë Invazive në Klinikën e Kardiologjisë përmes ndryshimit të statutit.