Arbëri

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi deklarohen të pafajshëm për akuzat e reja

 

Ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e reja që i ka përfshirë në aktakuzë Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata kërkuan përshpejtim të procesit gjyqësor dhe thanë se prej 18 muajsh janë duke u mbajtur padrejtësisht në paraburgim

Të pafajshëm janë deklaruar të martën katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj akuzave të reja të ngritura ndaj tyre më 29 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët janë duke u mbajtur prej 18 muajsh në paraburgim në Hagë, u është zgjeruar aktakuza me pretendime për kryerje të krimeve të luftës edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.