Arbëri

Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

Josep Borrell, Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor, Donika Gërvalla, Maj 2022
 

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar para darkës joformale që ka organizuar me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, për çka tha se ky takim ka të bëjë me të ardhmen e përbashkët evropiane.

Në një konferencë të mbajtur para këtij takimi, Borrell ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian.