Arbëri

Gërvalla për aplikimin në Këshillin e Evropës: Fitojnë të gjithë dhe nuk humb askush

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Në rast të pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përfituese s’do të ishte vetëm Kosova, por të gjithë, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në KiE s’do të ishte humbje për askënd.

Në një konferencë për media të premten, Gërvalla ka thënë përfshirja e Kosovës në këtë organizatë do të ishte kontribut për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.