Arbëri

Konsumohet raundi i parë për presidentin e Shqipërisë

 

Pa një emër për presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.

Edhe pse nuk ka një emër për t’u votuar, sipas Kushtetutës ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera. Do të jetë konferenca e kryetarëve që do të vendosë datën e mbajtjes të raundit të dytë.