1 perditesime
23:25

Gashi: Qëllim kryesor i politikës së Jashtme duhet të jetë forcimi i marrëdhënieve me aleatët

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, ka thënë se nëse të kaluarën është pranuar pozicioni amerikan pa e artikuluar interesin shtetëror dhe është krijuar përshtypje se çfarëdo që vendoset nga SHBA-ja do të bëhet në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova gjithmonë duhet të artikulojë se cilat janë interesat e saj shtetërore.

“Kosova duhet të shoh fushat ku mbase nuk pajtohet plotësisht por e pranon qasjen e aleatit për hir të marrëdhënieve. Ka ndodhur një evoluim të marrëdhënieve të Kosovës dhe SHBA-së, pasi edhe kjo e fundit pret që Kosova të ketë mendim dhe interesa të shprehura të veta”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimet kryesore të politikës së jashtme duhet të jetë fillimisht forcimi i marrëdhënieve me aleatët.

Ai ka thënë se është i mundur forcimi i këtyre marrëdhënieve edhe kur Kosova mund të tregohet e padëgjueshme.

“Kosova e ka sfidën që Serbia tenton ta zhbëjë pavarësinë e saj. Ajo Serbi sot gjithnjë e më shumë shihet si pjesë e Perëndimit. Kosova duhet të ketë qasje që është e hapur për dialog por mbron interesin e saj”, ka thënë ai.


Gashi: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk janë në nivelin e duhur

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, ka thënë se ka pasur fushatë që tregon se Serbia nuk është destabilizuese vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

Ai ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë sot në nivelin e duhur.

Sipas tij, tash është mundësia dhe obligimi që të ketë raporte krejtësisht ndryshe.

“Shqipëria është ngritur shumë dhe ka marrëdhëniet më të mira me SHBA-në ndonjëherë. Tash është koha që Shqipëria ta ndihmojë Kosovën. Keqkuptimet duhet të përmirësohen më shpejtë sepse rajoni është i përbërë kryesisht nga serbët dhe shqiptarët”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se fillimisht ka qenë kundër idesë së “Ballkanit të Hapur”, porse tash është thënë se edhe SHBA-ja është përkrahëse e kësaj iniciative.

23:09

Gashi: Qasja e Francës ndaj aplikimit të Kosovës në KiE tregon skepticizëm për zgjerim të BE-së

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshillin Evropës ka thyer akullin e mosnjohjes në organizata të ndryshme viteve të fundit.

Ai ka thënë se më 20 maj do të diskutohet në Komitetin Ekzekutiv, dhe aty do të merret vendimi nëse do të shqyrtohet rasti i aplikimit të Kosovës.

Gashi ka thënë se testi i parë i aplikimit do të jetë të premten.

“Analizat e para janë që mund të mos ndodhë në këtë takim dhe kjo është e kushtueshme pasi ky komitet mblidhet njëherë në vjet dhe do të shtyhej deri në vitin tjetër. Unë shpresoj shumë që ta kemi atë hap dhe këtë vit shqyrtimi, asambleja të këtë vlerësim profesional”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky është një test i marrëdhënies së Kosovës me aleatët.

Sipas tij, nga Franca ka vazhdimësi të qasjes hezituese ndaj anëtarësimit të Kosovës. Ai ka thënë se këto tregojnë një lloj trendi i skepticizmit të zgjerimit të BE-së.

“Qeveria e Kosovës duhet të gjejë formën që ta mbështesë dialogun ashtu siç kërkojnë aleatët por edhe t’i mbrojë interesat e veta. Besoj që kjo qasje e qeverisë e ka bërë një lloj ndryshimi. Unë besoj që Qeveria mund a mbajë këtë qëndrim nëse e ndërron qasjen, që e përdorë gjuhën që pritet nga aleatët. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një lloj katërkëndëshi pasi janë palë edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Në vend se t’i përmendet në vazhdimësi Serbisë krimet e luftës, mund të investohet në bërjen e muzeve që e dëshmojnë se Serbia ka kryer krime”, ka thënë ai.