Arbëri

Kurti fton “Automation Alley” që të hulumtojë tregun në Kosovë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar shoqatën e bizneseve “Automation Alley” për vizitë në Kosovë në mënyrë që ta hulumtojnë nga afër mundësitë që tregu i Kosovës i ofron.

Sipas komunikatës për media, të martën, Kurti ka prezantuar para përfaqësuesve të kësaj shoqate mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit në Teknologjinë e Informacionit.