Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takime të ndara ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në takimet me diplomatët e vendeve të QUINT-it, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë.
Sipas njoftimit të zyrës së Presidentes, në këtë takim theks i veçantë i është vënë koordinimit në politikën e jashtme.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss. Kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.