Arbëri

Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, thelbësor për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Keshilli i Evropes
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Tri janë kushtet që mund t’i kërkohen Kosovës gjatë vlerësimit të aplikacionit, pasi një komision përkatës të ketë zbarkuar për vlerësimin e gjendjes në terren. Sipas njohësve të kësaj organizate, prej Kosovës do të kërkohet zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, e edhe atij për themelimin e asociacionit. Problematike e shohin edhe refuzimin për ta votuar në Kuvend draftin e Kodit Civil që përmban dispozitën e cila lejon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë

Kosovës do t’i duhet të ofrojë argumente të qëndrueshme se i respekton parimet themelore për të cilat qëndron Këshilli i Evropës, kur komisioni përkatës ta vlerësojë situatën në terren para se të rekomandojë nëse duhet ose jo që shteti të pranohet në këtë organizatë.

Demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Megjithëse Kosova qëndron mirë sa i përket Kushtetutës dhe miratimit të legjislacionit, njohës të kësaj organizate kanë përmendur tri kushte themelore që do t’i kërkohen Kosovës.