Arbëri

11 ditë në SHBA, asnjë takim i Kurtit me zyrtarë të lartë amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nderohet me medalje nga Senati i Iowas
 

Që nga 6 maji, kryeministri Albin Kurti e ka nisur vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Por, deri tash, ai nuk është takuar me ndonjë zyrtar të lartë amerikan të Departamentit të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë. Analistët thonë se mungesa e takimeve të tilla jep mesazh për nevojën që Kurti të ndërrojë qasje. E, në Zyrën e kryeministrit nuk përjashtuan mundësinë e takimeve të këtij niveli dhe treguan se Kurti është nisur për në Washington D.C. dhe gjatë javës do të jetë edhe në New York

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Albin Kurti ka realizuar takime me drejtues të shoqatës së bizneseve e të kompanive teknologjike, ka vizituar kompani e ka ligjëruar në Universitetin e Michiganit.

Por, tash e 11 ditë prej se e ka nisur vizitën, ai nuk ka zhvilluar ndonjë takim me zyrtarë të lartë amerikanë.