Arbëri

Vërejtje ose transferim për prokurorët e gjyqtarët që kanë bërë shkelje disiplinore

Shtatë prokurorë të prokurorive themelore dhe një i Speciales janë vënë gjatë këtij viti nën llupën e hetimeve, për shkak të shkeljeve të supozuara disiplinore gjatë rasteve që i kanë trajtuar. Hetimet disiplinore, sipas njoftimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, janë përmbyllur vetëm ndaj tre prej këtyre prokurorëve

Shtatë prokurorë të prokurorive themelore dhe një i Speciales janë vënë gjatë këtij viti nën llupën e hetimeve, për shkak të shkeljeve të supozuara disiplinore gjatë rasteve që i kanë trajtuar. Hetimet disiplinore, sipas njoftimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, janë përmbyllur vetëm ndaj tre prej këtyre prokurorëve.

 

Neni 7 i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve, parasheh pesë masa ndëshkuese për shkeljet disiplinore, nisur prej vërejtjes jopublike me shkrim, vërejtjes publike me shkrim, zvogëlimit të përkohshëm të pagës deri në pesëdhjetë për qind për një periudhë deri në një vit, transferimit të përkohshëm ose të përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët e deri te propozimi për shkarkim nga detyra. Gzim Shala, hulumtues dhe monitorues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se masat që sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor i ka zbatuar ndër vite kanë ngulitur kulturën e pandëshkueshmërisë

Shtatë prokurorë të prokurorive themelore dhe një i Speciales janë vënë gjatë këtij viti nën llupën e hetimeve, për shkak të shkeljeve të supozuara disiplinore gjatë rasteve që i kanë trajtuar. Hetimet disiplinore, sipas njoftimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, janë përmbyllur vetëm ndaj tre prej këtyre prokurorëve.

Në rastet e dy prej prokurorëve janë pranuar shprehja e keqardhjes dhe pranimi i fajësisë për shkeljet e bëra dhe është shqiptuar masa e “vërejtjes publike me shkrim”, e cila është njëra prej më të lehtave të parapara.