Arbëri

Hovenier: S’mjafton ndjekja penale për luftimin e dhunës në familje

Jeffrey Hovenier, SHBA
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Nuk janë të mjaftueshme ndjekja penale dhe gjykimi për luftimin e dhunës në familje. Kërkohet edhe ndryshim kulturor, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier të mërkurën në kuadër të forumit “Fol hapur për sundimin e ligjit në Kosovë”, të Lëvizjes Fol.

“Duhet më shumë punë në parandalim. Qytetarët meritojnë më shumë”, ka thënë Hovenier që ka shtuar po ashtu se duhet që të gjithë t’i respektojnë vendimet gjyqësore dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.