Arbëri

Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me homologun turk, Hulusi Akar, maj 2022
 

Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshillin e Evropës, në të cilin ka aplikuar Kosova më 12 maj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës të mërkurën.

Këtë siguri e ka dhënë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, në takimin e së mërkurës me homologun kosovar, Armend Mehaj.