Arbëri

Policë të Shqipërisë me “formulë të re” zhvatjeje ndaj kosovarëve

Foto: Ilustrim
 

Një polic në Shqipëri ia ka shqiptuar një kosovari gjobën prej 1 mijë lekësh, por ia ka marrë pesëfishin e kësaj shume. Pasi rasti është denoncuar, polici është arrestuar. Gjatë hetimeve, Policia Gjyqësore në Korçë ka gjetur se rasti nuk është i izoluar, meqë kjo “formulë” zhvatjeje është aplikuar edhe për shtetas të tjerë, kryesisht nga Kosova

Ankesa e një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin, në vlerën prej 6 mijë lekësh (50 euro), i ka kushtuar me arrest dhe me vend pune një punonjësi të policisë në këtë qytet. Krahas kësaj, ka zbuluar edhe një skemë të re zhvatjeje ndaj kosovarëve dhe shtetasve të huaj.

Një ditë më parë, oficerë të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë ndaluar inspektorin E.Q., nën dyshimin për veprën penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.