Arbëri

I mbijetuari i masakrës së Dubravës kërkon që Prokuroria “të zgjohet nga gjumi”

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës dhe aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të nisë hetimet për t’i dëgjuar dëshmitë e atyre që i mbijetuan kësaj masakre, në 23-vjetorin e saj.

Dugolli përmes një konference për media të enjten, u shpreh se ata që kanë mbijetuar nuk mund ta harrojnë tmerrin që përjetuan para 23 vjetësh, nga siç thotë ai, çmenduria fashiste serbe.