Arbëri

Bislimi dhe Haxhiu diskutojnë me Komisionin e Venecias për vettingun

 

Delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Durr, u pritën në takim nga Qeveria e Kosovës me qëllim që të diskutohen draft-Amendamentet Kushtetuese për çështjen e Vetingut dhe draft-opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept-dokumentin e Vetingut si tërësi.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe grupi i hartuesve të dokumenteve, njoftuan raportuesen Mc Morrow me punën e deri tanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu raportuesja u njoftua edhe me procesin e hartimit të Ligjit për Vlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku Haxhiu premtoi se, sapo të jetë gati dhe i përkthyer, drafti i ligjit do të dërgohet para Komisionit për vlerësim.