Arbëri

MASHTI kundërshton grevat, paralajmëron kompensim të orëve të humbura

 

Ministria e Arsimit ka kundërshtuar paralajmërimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të premten s’do të punohet në institucionet arsimore pasi mësimdhënësit do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.

Në një reagim të MASHTI-t, thuhet se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim. Kjo ministri ka paralajmëruar se çdo orë e humbur e mësimit do të kompensohet.